Me vlerë gati 55 milionë euro, sekuestrohen një ton drogë në kufirin Turqi-Greqi

12 Qershor 2026 | 14:14

Më shumë se një ton drogë e fshehur brenda një kamioni u sekuestrua këtë javë nga dogana turke në kufirin me Greqinë, njoftuan autoritetet turke.

Sipas Ministrisë Turke të Tregtisë, ngarkesa, vlera e së cilës në treg arrin në më shumë se 55 milionë euro, u zbulua në pikën kufitare në Ipsala dhe përmbante kryesisht metamfetaminë, heroinë dhe opium të papërpunuar.

Sipas agjencive private të lajmeve DHA dhe IHA dhe siç raportohet nga Agjencia e Lajmeve të Athinës, kamioni kishte mbërritur nga Irani.

Autoritetet turke kanë njoftuar se në vitin 2025 kanë sekuestruar gjithsej 33.6 ton drogë me një vlerë tregu prej gati 840 milionë eurosh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive

Pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua edhe takimi i radhës i Donald Trump me kryeministrin izraelit. Presidenti amerikan,...
19:13 | 28/07/2026

Irani kërcënon të bllokojë anijet nga përdorimi i Ngushticës së Hormuzit për shkak të aseteve të ngrira

Ushtria e Iranit paralajmëroi se çdo anije që i përket një vendi ose kompanie që përdor asete të ngrira iraniane do të bllokohet nga kalimi...
18:36 | 28/07/2026

Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti

Një studim i ri i publikuar nga Beach.com ka renditur 25 plazhet më të mira në botë, duke u bazuar në të dhëna objektive si...
18:28 | 28/07/2026