”Më vranë djalin”, flet nëna e Ilvi Metës
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Komisariatin e Kavajës, ku 31-vjeçari Ilvi Meta u gjet i pajetë.
E ëma e tij Zinie Meta ka folur eksluzivisht për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, ku pretendon se djali i saj është vrarë nga policia dhe se këtë çështje duhet ta ndjekë shteti.
“Ma vranë. Megjithëse ma kapën, por ma kanë vrarë. Djali ka qenë i operuar me stomak, ma kanë vrarë. Policia. Më sollën rripin e djalit. Ato që ma kanë vrarë djalin, nuk di çfarë të them, ta shohë shteti. Unë nuk jam mësuar me vjedhje, jetoj në barake”, u shpreh ajo.
Ditën e djeshme, Policia e Shtetit njoftoi se 31-vjeçari dha fund jetës në Komisariatin e Kavajës, duke varur veten.
Në një njoftim zyrtar për ngjarjen policia sqaroi se Ilvi Meta ishte ndaluar ditën e djeshme, pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për vjedhje.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë arrestuar nga Policia në orët e para të mëngjesit të së enjtes 3 punonjës të policisë së Kavajës.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë