“Me vullnetin e Zotit, Erdogan do fitojë” Qytetarët të ndarë për balotazhin në Turqi

16 Maj 2023 | 16:52

Mbështetësit e qeverisë dhe opozitës në Turqi nuk janë të lumtur me rezultatin e zgjedhjeve. Pas votimeve të së dielës, gjithçka do të vendoset më 28 maj, kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Reagimet e qytetarëve janë ndarë sa i takon balotazhit, disa thonë se ato duhet të ishin fituar nga opozita që në raundin e parë, ndërsa të tjerë besojnë në fitoren bindëse të Erdogan në raundin e dytë.

“Mendoj se ishte diçka e pritshme, sepse ky vend është një vend që e di se çfarë kërkon. Ky komb ka dy këndvështrime të kundërta. Ne po jetojmë në një vend demokratik, me zgjedhje ku kushdo ishte i lirë të shprehte vullnetin e tij. Thjesht, ishte diçka e pritshme”, tha një qytetar.

Ndërkohë një tjetër u shpreh: “Pavarësisht gjithë zhvillimeve negative në vend, ne sërish humbëm për shkak se votuam personin e gabuar. Duhet të kishim fituar bindshëm, por i humbëm këto zgjedhje”.

Mbështetësit e Erdogan shprehen të zhgënjyer që zgjedhjet shkuan në raundin e dytë dhe thanë se fitorja duhet të ishte siguruar që në raundin e parë.

“Personalisht nuk doja që këto zgjedhje të shkonin në balotazh. Duhet të kishim fituar mbi 50% të votave. Nuk duhet të përjetojmë 14 ditë të tjera stres. Me vullnetin e Zotit, Erdogan do ta fitojë raundin e dytë në mënyrë bindëse”, tha një mbështetës i Erdogan.

Balotazhi do të mbahet më 28 maj. Përballë janë presidenti në detyrë Recep Tayyip Erdogan dhe lideri i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu. Të dielën, i pari siguroi 49.5% të votave, ndërsa i dyti 44.8.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026