Pasqyra e dezinformimit në Shqipëri, PE: Dezinformimi i kudondodhur, pak prova të ndikimit nga jashtë
Media në Shqipëri, ashtu si në të gjithë rajonin ka rënë pre e dezinformimit dhe lajmeve të rreme. Raporti i kërkuar nga Parlamenti Europian tregon se ndryshe nga tregu në rajon ku media lufton për mbijetesë duke u ushqyer nga tregu, në Shqipëri, ato kanë gjetur një burim alternativ të ardhurash, duke përshirë përdorimin për përfitim të pronarëve apo klientëve.
Shumica dërrmuese e dezinformimit prodhohet nga vetë media vendase, pa ndikimin e faktorëve të jashtëm. Kjo bëhet për të rritur trafikun në faqet e tyre online që të rrisin të ardhurat, nëpërmjet raportimeve emocionale me kontroll të pakët të vërtetësisë së tyre. Lloji tjetër i dezinformimit, është ai që bëhet për qëllime politike.
Shumë politikanë kanë përfituar nga kjo, ashtu si edhe vetë kryeministri Edi Rama, në rastin e videos së publikuar që tregonte policinë që ushtronte dhunë kundër njerëzve që kishin thyer karantinën, ku thuhej se ngjarja ishte e vendosur në Spanjë, por në fakt ishte në Algjeri. Si rast tjetër i dezinformimit në këtë raport evidentohen artikujt për importimin e 1300 ton mbetjesh toksike nga Italia në vitin 2018.
Raporti përmend me emër 1 televizion të madh kombëtar dhe një televizion lokal por edhe uebsite që kanë një reputacion si cilësorë, por që kanë rënë pre e dezinformimit. Ndikimi nga faktorë të jashtëm, është megjithatë shumë i dobët. Ka disa evidenca për ndikimin rus për të minuar integrimin në strukturat Euro-Atlantike. Pavarësisht kësaj, Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe qeveria shqiptare i kanë identifikuar të gjitha këto dezinformime si kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
Rekomandimi i këtij studimi për Shqipërinë është që të rritet pavarësia e medias nga shteti, duke përfshirë qeverinë si dhe të rritet transparenca e pronësisë së medias. Shtuar kësaj, zbatimi i ligjit të ri të medias duhet të monitorohet ngushtësisht, po ashtu t’i bëhet presion qeverisë t’i përmbahet nga tjetërsimi i ligjit, veçanërisht nëse identifikohen abuzime serioze.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban