English

Mediat e huaja: Arrestohet shqiptari i dyshuar për vrasjen e policit serb

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mediat e huaja kanë raportuar se është arrestuar një person që mund të jetë i lidhur me rastin e vrasjes së një polici serb në Loznicë dhe plagosjen e një tjetër efektivi.

- Advertisement -

Sipas burimeve jozyrtare të RTRS, personi është arrestuar në rrugën Raçanska në Bosnjë Hercegovinë, e cila ka qenë e bllokuar.

Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë,  Ivica Daçiç, ka thënë se ka dyshime të bazuara se vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër ishte sulm terrorist i ardhur nga strukturat shqiptare nga Kosova.

Mësohet se i dyshuari kryesor për vrasjen e efektivit dhe plagosjen e një tjetër polici është Faton Hajrizi, një personazh i njohur për drejtëinë në Kosovë.

Ndërkohë gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci, ka dhënë më shumë detaje mbi ngjarjen dhe autorin e dyshuar, Faton Hajrizi.

“Kemi disa raportime të mediave në Bosnjë, kryesisht nga televizioni publik i Republikës Sërpska, por edhe nga disa tv dhe media të tjera. Në Bosnjë kanë raportuar se në Bijelinë është arrestuar një person që mund të jetë Faton Hajrizi, pra personi i kërkuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të Serbisë. Megjithatë ende nuk ka asnjë gjë zyrtare, një pjesë e mediave kanë treguar se një pjesë e këtij qyteti ka qenë e bllokuar nga Policia. Gjithçka thuhet se lidhet me arrestimin e një personi të dyshuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri atje.

Nga ana e autoriteteve në Serbi, vetë ministri i Brendshëm ka thënë se ende janë nën hetim nëse ka qenë Fatoni apo Artani, siç ishte raportuar më herët, meqë dokumenti i këtij të fundit është gjetur në vendngjarjen ku ka ndodhur edhe vrasja e policit. Faton Hajrizi është i njohur në Kosovë, pasi që 15 vjeç pas luftës në Kosovë është arrestuar dhe dënuar me disa vite burg pasi kishte vrarë  një ushtar rus, që në atë kohë ishte pjesë e forcave të KFOR nëse mund t’i quajmë kështu. Ishin ata ushtarë rusë që kishin hyrë menjëherë pas luftës në qershorin e 99 në Kosovë. Një pjesë e tyre ishin vendosur në Aeroportin e Prishtinës.

Pas një përleshjeje Fatoni kishte vrarë njërin prej tyre. Që atëherë Faton Hajrizi ka qenë disa herë në burg për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë këtu tentativë vrasje, plagosje, rrahje, vjedhje, etj. Ai kishte ikur nga burgu para pak ditëve për të gjashtën herë. Gjatë këtyre ditëve që ka qenë në arrati ka qenë i ekspozuar në rrjetet sociale. U tha se ai fillimisht kishte shkuar në Gjermani te vëllai i tij. Ai është person i njohur për vepra të ndryshme penale. Ai u arratis nga një burg rrugës për në Mitrovicë.

Çështja nuk mund të politizohet pasi një kriminel është një kriminel. Ai ka qenë i kërkuar nga vetë autoritetet në Kosovë. Pjesën e burgut për vrasjen e ushtarit rus mesa dij e ka përfunduar, por ai ka vijuar me vepra të tjera penale. Pra krahasimet e mediave serbe të tijin me rastin e Banjskës dhe raste të tjera nuk janë normale. Është totalisht absurde që të thuhet se kjo ka qenë e qëllimshme”, tha Gjoci.

Po ashtu ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka konfirmuar arrestimin edhe të dy personave të tjerë në Bijelinë të Republikës Srpska, të cilët dyshohen se e kanë ndihmuar të arratisej të dyshuarin për vrasjen e policit serb.

“Në Bijelinë, pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska, është arrestuar R.Z. (1985), i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Gruaja e tij R.I u arrestua gjithashtu si bashkëpunëtore”, ka thënë Daçiç.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?