Mediat e SHBA: Armëpushimi në Gaza s’ka gjasa të arrihet gjatë mandatit të Biden

20 Shtator 2024 | 09:14

Zyrtarët amerikanë besojnë tashmë se një marrëveshje armëpushimi në Gazë mes Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, nuk pritet të arrihet përpara përfundimit të mandatit të Presidentit Joe Biden në janar. Lajmi u njoftua të enjten nga gazeta amerikane ‘Wall Street Journal’.

Gazeta citoi zyrtarë të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Pentagon, por pa i përmendur ata.

Uashingtoni ka thënë më parë se 90% e marrëveshjes për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ishte arritur, ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris ka thënë vazhdimisht se Uashingtoni ka punuar “pa pushim” për të arritur një marrëveshje.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që kanë shërbyer si ndërmjetës në bisedime si Katari dhe Egjipti, kanë bërë prej muajsh përpjekje për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, por pa arritur ta finalizojnë.

Negociatat kanë vazhduar për të hequr dy pengesa: kërkesën e Izraelit për të mbajtur forcat e tij në korridorin e Filadelfit me synimin për të ruajtur një territor neutral mes Gazës dhe Egjiptit, si dhe mbi specifikat e shkëmbimin të pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë që mbahen nga Izraeli.

Presidenti Biden paraqiti një propozim me tre faza për armëpushim më 31 maj, për të cilin tha në atë kohë, se Izraeli kishte rënë dakord. Marrëveshja ka hasur në pengesa dhe zyrtarët kanë thënë për javë të tëra se së shpejti do të paraqitej një propozim i ri, shkruan VOA.

Kritikët dhe grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Uashingtonit të kushtëzojë mbështetjen ushtarake për Izraelin, por SHBA-ja e nuk ka hequr dorë nga mbështetja për aleatin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën

Brazili ka tërhequr ambasadorin e tij nga Buenos Aires pasi presidenti argjentinas Javier Milei kritikoi udhëheqësit dhe gjyqësorin brazilian, thanë të dielën dy burime të...
18:55 | 26/07/2026

Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet

Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, teksa Uashingtoni u përmbajt nga sulmet ndaj Iranit...
18:34 | 26/07/2026

Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva i quajti tarifat e reja amerikane të padrejta dhe një gabim strategjik në një artikull opinioni të së...
18:26 | 26/07/2026