Mediat: Pengjet e përdhunuar të mbajtur nga Hamasi mund të kthehen shtatzënë

17 Janar 2024 | 07:50

Izraeli po përgatitet për skenarin e tmerrshëm që pengjet e përdhunuara të mbajtura nga Hamasi mund të kthehen shtatzënë në shtëpi.

Spitalet në Izrael po diskutojnë se si mund t’u duhet të merren me gjendjen mendore dhe fizike të disa pengjeve femra që mund të jenë në faza të ndryshme të shtatzënisë kur tw lirohen nga robëria, sipas botimit hebraik Maariv.

Ekipet e gjinekologëve janë gjithashtu të shqetësuar për shëndetin aktual të grave që mund të jenë shtatzëna pasi kushtet e këqija higjienike ku ato mbahen robër në Gaza mund t’i vënë ato në rrezik të infeksioneve serioze.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit i lejon gratë të aplikojnë për një abort deri në momentin e lindjes, në varësi të moshës dhe rrethanave të tjera, duke përfshirë nëse shtatzënia është pasojë e përdhunimit.

Rreth 136 pengje ende besohet se mbahen rob në Gaza nga Hamasi dhe mendohet se disa mund të jenë përdhunuar, sipas dëshmive të atyre që tashmë janë liruar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026