Mediu: Dua të dalë e vërteta për Gërdecin, u provua që kam vepruar sipas ligjit

14 Dhjetor 2023 | 12:17

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat në mbyllje të seancës për çështjen Gërdeci në GJKKO tha se ai kërkon që të dalë e vërteta jo vetëm për të, por për të gjithë çështjen Gërdeci.

Sipas Mediut, edhe në seancën e sotme u provua se ai si ministër i Mbrojtjes ka vepruar në respekt të ligjit, detyrimeve të BE dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave.

“Qëndrimi im ka qenë i prerë, duhej të procedoheshin penalisht të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Sot ka nevojë të kuptohet që ky demontim ishte domosdoshmëri detyrim ligjor, sepse ishte çështje sigurie për rajonin. Kërkesa ishte e vlerësuar sipas procedurave. Në ministri ka një gjë, çdo urdhër obligon strukturat të dalin me urdhrat dhe raportimet përkatëse. Kjo është e shkruar në ligj e rregullore. Kam bërë detyrën time në përputhshmëri me të gjitha këto akte. Nuk ka asnjë akt dhe shqetësim që ka ardhur tek unë që të mos e kem adresuar”, tha Mediu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026