Mediu: Partitë e opozitës propozojnë 14 majin për zgjedhjet vendore

4 Tetor 2022 | 13:31

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se partitë e opozitës si aleancë për ndryshimin kanë propozuar 14 majin si datë për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në një prononcim për meidat pas takimit që krerët e partive opozitare zhvilluan me presidentin Bajram Begaj, Mediu tha se kjo datë ishte vullneti i përbashkët i partive të opozitës për disa arsye.

“Menduam se data 14 që është data fundore, është datë më e mirë, duke pasur parasysh që reformat territoriale dhe zgjedhore që kërkojnë kohë për implementimin e tyre”, tha Mediu.

Presidenti Begaj zhvilloi ditën e sotme një takim edhe me kreun e PL, Ilir Meta lidhur me datën e zgjedhjeve, ndërsa nesër është parashikuar një takim me kreun e grupit të PD, Enkelejd Alibeaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026