Medvedev: Rusia duhet t’i përgjigjet hyrjes së trupave perëndimore në Ukrainë

6 Maj 2024 | 13:29

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev, vlerësoi sot se thirrjet e politikanëve perëndimorë për dërgimin e trupave në Ukrainë janë “një llogaritje cinike për dividentë politikë”.

“Kori i të poshtërve të papërgjegjshëm nga elita politike perëndimore, të cilët bëjnë thirrje që trupat e tyre të dërgohen në një vend inekzistent, po zgjerohet. Ai tani përfshin përfaqësues të Kongresit të SHBA, udhëheqjen franceze dhe britanike, të çmendur individualë nga Shtetet baltike dhe Polonia po bëjnë gjithashtu thirrje për përdorimin aktiv të armëve të tyre raketore… dhe kjo është një llogaritje cinike për dividentët politikë”, tha Medvedev në Telegram, transmeton RIA Novosti.

Ai vlerësoi se ajo që po ndodh në Perëndim është degradim total i klasës sunduese.

“Dërgimi i trupave tuaja në territorin e ish-Ukrainës nënkupton hyrjen e drejtpërdrejtë të vendeve të tyre në luftë, të cilës ne do të duhet t’i përgjigjemi, asnjë prej tyre nuk ka strehë as në Capitol Hill, as në Pallatin Elysée, as në Downing Street”, paralajmëroi Medvedev.

Politikani theksoi se ish-presidentët rus dhe amerikan nga epoka e Luftës së Ftohtë, Nikita Hrushovi dhe John Kennedy, ishin në gjendje të kuptonin situatën në një moment.

“Por budallenjtë aktualë infantilë që kanë marrë pushtetin në Perëndim thjesht nuk duan të kuptojnë. Dhe kjo është arsyeja pse sot Shtabi i Përgjithshëm filloi përgatitjet për stërvitje, duke përfshirë aktivitetet për testimin praktik të përgatitjes dhe përdorimit të armëve bërthamore jostrategjike”, tha Medvedev.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit

Hetuesit gjermanë kanë kryer kërkime në të gjithë vendin, përfshirë zyrat e shoqatës së futbollit DFB, si pjesë e një hetimi mbi shkelje të dyshuara...
11:40 | 02/07/2026

Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei

Negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pritet të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khameneit, thanë të enjten ndërmjetësuesit e Katarit dhe Pakistanit. Ceremonitë...
11:26 | 02/07/2026

Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu herët të enjten në çatinë e një spitali...
11:02 | 02/07/2026