Medvedev: Zelensky nuk do të jetë ai që do të nënshkruajë marrëveshjen e paqes

28 Nëntor 2025 | 19:59

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, tha sot se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “nuk do të jetë personi që do të nënshkruajë marrëveshjen e paqes”, duke shtuar se Zelensky nuk ka legjitimitet.

“Edhe nëse ai mbetet në kabinetin e tij për njëfarë kohe, ‘me të gjitha veset e tij’, ai nuk do të jetë personi që do të nënshkruajë marrëveshjen e paqes”, shkroi Medvedev në kanalin e tij në platformën ruse Max, me kritika të ashpra ndaj udhëheqësit ukrainas, raporton RIA Novosti.

Ndër të tjera, Medvedev theksoi se Zelensky është “i paligjshëm” dhe se “rënia e sistemit (ukrainas) është e pashmangshme”.

Më herët sot, Zelensky nënshkroi një dekret për shkarkimin e kreut të kabinetit të tij, Andrije Jermak.

Më parë, anëtari i Parlamentit ukrainas, Rada Supreme, Yaroslav Zeleznyak njoftoi se Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAP) po kryejnë një kontroll në zyrat e tij, si pjesë e skandalit të korrupsionit në sektorin e energjisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026