Medvedev: Zelensky po përpiqet të prishë zgjidhjen e konfliktit! Duhet të fshihet për gjithë jetën
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me pretendimet e Rusisë së Ukraina ka sulmuar me dronë rezidencën e presidentit rus Vladimir Putin.
Medvedev shkruan se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po përpiqet të prishë zgjidhjen e luftës dhe se dëshiron luftë.
“Ky bast**d i ndyrë nga Kievi po përpiqet të prishë zgjidhjen e ‘konfliktit’. Ai dëshiron luftë. Epo, tani të paktën do të duhet të qëndrojë i fshehur për pjesën tjetër të jetës së tij të padobishme”, shkroi ish-presidenti dhe kryeministri i Rusisë në platformën e rrjeteve sociale X.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u tha gazetarëve të hënën, Ukraina nisi një sulm ndaj rezidencës së Putin në rajonin e Novgorodit, duke lëshuar 91 dronë. Sipas tij të gjithë dronët u shkatërruan nga mbrojtja ajrore ruse.
Megjithatë, presidenti ukrainas mohoi se sulmi ka ndodhur, duke akuzuar Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes me akuza të rreme.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania