Megaoperacion në Itali, sekuestrohen 1.2 milionë euro cash. Në pranga dhe 1 shqiptar

16 Mars 2023 | 13:02

Policia italiane ka zhvilluar këtë të mërkurë një megaoperacion anti-drogë, ku në pranga kanë përfunduar 24 persona.

Operacionin i titulluar ‘Coctail’, i urdhëruar dhe koordinuar nga prokuroria e Barit, goditi një organizatë të fuqishme në trafikun e drogës, armëve, dhe zhvatjen e personave.

Karabinierët dhe Guardia di Finanza kanë bërë gjithashtu sekuestrimin e disa pasurisë me vlerë deri në 5 milionë euro.

Nga të arrestuarit 22 përfunduan në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër u la të hetohet në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë kryesisht nga Cerignola, por mes tyre ka dhe një shtetas me origjinë shqiptare banues në zonë.

Në kuadër të operacioni “Cocktail”  janë sekuestruar sasi droge, hashash, kokainë dhe marihuanë, mbi 23 kg, 1.200.000 euro cash, 3 pistoleta, rreth 200 municione, 8 JEEP Renegade dhe 3 FIAT 500 X të vjedhura.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka deklaruar se lejimi i Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit do të krijonte një “precedent të rrezikshëm” me...
07:26 | 22/07/2026

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026