“Mëkatet e 33 viteve politikë të Berishës”, Mërtiri: Basha ka fajet e veta, por…
Sali Berisha e ka sjellë partinë në një pikë, që në gjendjen e opozitës sot qytetari s’mund të bindet nga asnjëra palë. Ishte ky konstatimi i gazetarit Ergys Mërtiri në një intervistë për Euronews Albania.
Ai theksoi se nuk e mbështet një bashkim të mundshëm mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për të ndërtuar një opozitë të fortë dhe jo të përçarë.
“Unë mendoj që e keqja më e madhe e opozitës shqiptare është Sali Berisha. Pa u larguar Sali Berisha nuk ka zgjidhje opozita sepse s’mund të fitojë një njeri që është larguar me një milionë shuplaka duke u rikthyer pas përçarjes së brendshme, pasi ka vjellë e ka akuzuar njerëzit e vet me lloj-lloj të ndyrash, të bashkohet me ta, ndërkohë që është dhe vet non grata, kjo është pa sens,” – u shpreh Mërtiri.
Ai shtoi se nuk e bind as Lulzim Basha, por ndryshe nga Berisha, ai nuk mban fajet e 33 viteve në politikë, siç i mban Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë