Meloni larg vëmendjes, fituesja e zgjedhjeve punon në heshtje për programin

27 Shtator 2022 | 15:24

Giorgia Meloni ka zgjedhur një profil të ulët pas triumfit të partisë së saj në zgjedhjet e së dielës, me 26 për qind të votave.

Por, në cilësinë e “mendimtares”, siç e quajnë bashkëpunëtorët, ajo po punon për programin e qeverisë që pret të udhëheqë.

Në ditën e ndarë mes familjes dhe punës, Meloni ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë Mario Draghi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat citojnë burime parlamentare, pasi nga zyrat e dy bashkëbiseduesve nuk ka pasur asnjë konfirmim.

Sipas burimeve, bisedimet kanë qenë të ngrohta dhe kanë pasur në fokus çështje të karakterit ekonomik, duke filluar me përgatitjen e manovrës së ardhshme financiare nga qeveria e re, që do të zëvendësojë të vjetrën.

Gjithashtu, një tjetër pikë ku mazhoranca e re po punon është mundësia për ndryshimin e Kushtetutës, e propozuar nga krerët e grupeve parlamentare të Vëllezërve të Italisë.

Ndërkohë, reagimet në kancelaritë evropiane lidhur me fitoren e Melonit kanë qenë të moderuara. Në Gjermani, zëdhënësi i Olaf Scholz, që kishte dalë hapur pro PD-së, bëri apel që Italia të mbetet një vend mik i BE-së.

Një thirrje e ngjashme erdhi edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron, që ka theksuar se “duhet respektuar zgjedhja demokratike” e italianëve.

Më pozitive në reagim ishte kryeministrja e re britanike, Liz Truss. “Urime Giorgia Melonit për suksesin e partisë së saj në zgjedhjet italiane”, ka shkruar Truss në Twitter.

“Nga mbështetja për Ukrainën tek përballja me sfidat ekonomike globale, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia janë aleatë të ngushtë”, është shprehur ajo.

Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se mezi pret të punojë me Italinë për sfidat me të cilat përballet bota sot.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026