Meloni: Qeveria ime është ndër pesë më jetëgjatat në historinë italiane

27 Mars 2025 | 12:15

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se qeveria e saj është ndër pesë më jetëgjatët në historinë italiane.

Meloni njoftoi në rrjetet sociale se koalicioni i krahut të djathtë në pushtet në Itali ishte i bashkuar dhe kujtoi se gjatë 79 viteve të Italisë si republikë, ka pasur 68 qeveri dhe se qeveria e saj, me 127 javë në pushtet, është e pesta më jetëgjata në histori, raportoi ANSA.

Kryeministrja falënderoi qytetarët që vazhdojnë ta mbështesin koalicionin qeverisës edhe pas dy vitesh e gjysmë në pushtet.

Meloni vlerësoi se është thelbësore për stabilitetin e Italisë që kryeministri të zgjidhet drejtpërdrejt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin e Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman gjatë fjalës së tij këtë të martë në Parlamentin Evropian deklaroi se...
16:40 | 14/07/2026

Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një kantier ndërtimi në qendër të Brukselit dyshohet se ka shkaktuar rreth 20 viktima, ndërsa autoritetet belge vijojnë operacionet...
16:17 | 14/07/2026