Meloni: Qeveria italiane nuk do të pranojë të shantazhohet nga Putin
Qeveria e re italiane nuk do të pranojë të shantazhohet nga presidenti rus Vladimir Putin, tha kryeministrja Giorgia Meloni, duke shtuar se vendi po përballet me disa nga sfidat më të vështira që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në fjalimin e saj të parë në parlament, Meloni tha se koalicioni i saj nacionalist, i krahut të djathtë do ta bënte zërin e saj të dëgjohet në Evropë dhe se ajo nuk kishte nevojë për ndonjë mbikëqyrje nga qeveritë e huaja, raportoi Reuters.
Meloni theksoi se do të vazhdojë politikën e ish-kryeministrit Mario Draghi në mbështetjen e Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë.
“Dorëzimi ndaj shantazhit të Putinit ndaj prodhuesve të energjisë nuk do ta zgjidhte problemin, por do ta përkeqësonte atë, duke i hapur rrugën kërkesave dhe shantazheve të mëtejshme”, tha kryeministrja italiane.
Ajo tha se qeveria do të ofrojë mbështetje financiare për familjet dhe bizneset e prekura nga kriza energjetike, duke paralajmëruar se kostoja e lartë për ta bërë këtë do të thotë se administrata e saj mund të duhet të anulojë disa nga premtimet e saj të fushatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin
Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës