Meloni takon Biden, balancë mes tregtisë së lirë dhe mbrojtjes së interesave
Giorgia Meloni është takuar me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Mes çështjeve të diskutuara kanë qenë tregtia globale dhe Kina.
Italia është i vetmi vend i G7-s që i është bashkuar nismës kineze “Brezi dhe Rruga”, por ka mundësinë ta braktisë projektin.
Ukraina ishte një tjetër pikë e prekur nga Biden.
Sinkron Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara:
“Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë përkrah Ukrainës dhe unë ju vlerësoj shumë për mbështetjen tuaj në mbrojtjen nga mizoritë ruse. Sepse ata këtë po bëjnë. Nuk është vetëm një luftë, Rusia po kryen mizori”,-tha Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë:
“Konkurrenca nga vende që nuk përmbushin standardet tona në aspektin e mbrojtjes së punëtorëve, ambientit dhe sigurisë dëmton kompanitë tona. Tregtia e lirë pa rregulla ka treguar kufijtë e saj. Duhet të gjejmë balancën e duhur mes të qenurit të hapur dhe mbrojtjes së interesave tona ekonomike e strategjike”.
Meloni ka shtuar më tej se, Italia e di se kush janë miqtë e vërtetë që i gjenden asaj në kohë të vështira, edhe pse disa politikanë amerikanë janë ende të shqetësuar për ideologjinë e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë