Agim Nesho: Non grata? Jo vendime të SHBA, por të administratës amerikane
Diplomati dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Amerikë, Agim Nesho, ishte këtë të premte në një intervistë për Euronews Albania ku ndër të tjerat ai foli edhe për shpalljet e non gratave.
Ai tha se procesi i non gratave nuk është një proces eficent dhe këtë e zbulojnë sipas tij edhe artikujt që publikohen në SHBA.
Ai tha gjithashtu se vendimet për shpalljen non grata janë vendime që nuk merren nga Amerika por nga adnimistrata amerikane.
“Kjo është një nga mënyrat që shtetet e bashkuara të Amerikës e kanë menduar se është në mungesë të impenjimit të tyre direkt, por kjo është diçka që ka shumë rëndësi për arsye se kërkon një element tjetër të rëndësishëm që mendohet për në kushtet e Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo administratë nuk e ka bërë.
Kërkon transparencë të plotë dhe bashkëveprimin e opinionit publik ku zhvillohet politika e non gratave, Edhe në shtypin amerikan ishte një artikull ku thoshte “politika e non gratave nuk është një politikë eficente” dhe tregon që është kjo administratë, jo Amerika, ky sistem i administratorëve që janë në këto katër vite në departamentin e jashtëm nuk e kanë gjetur të mundur marrëdhëniet si duhet të bashkëpunojnë”,-tha Agim Nesho.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër