Meloni thirrje vendeve evropiane të dialogojnë me Rusinë: Nuk e shoh kthimin e saj në G8
Kryeministrja e Italis, Giorgia Meloni, tha se ishte dakord me Presidentin Francez Emmanuel Macron, i cili kohët e fundit bëri thirrje që Evropa të angazhohet me Moskën, ndërsa përpjekjet vazhdojnë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë .
Sipas saj, Macron ka të drejtë dhe se ka ardhur koha që Evropa të flasë edhe me Rusinë.
“Nëse Evropa vendos të marrë pjesë në këtë fazë të negociatave duke folur vetëm me njërën nga të dyja palët, kam frikë se në fund kontributi pozitiv që mund të japë do të jetë i kufizuar”, tha ajo.
Bisedimet për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare janë përshpejtuar që nga nëntori. Megjithatë, Moska ende nuk ka sinjalizuar gatishmëri për të bërë lëshime pasi Kievi kërkoi ndryshime në një propozim të SHBA-së që fillimisht mbështeti kërkesat kryesore të Rusisë.
Moska gjithashtu nuk ka dhënë asnjë shenjë publike se do të pranonte një marrëveshje paqeje me garancitë e sigurisë të parashikuara nga aleatët e Ukrainës, përfshirë praninë e trupave perëndimore brenda Ukrainës.
Meloni tha se Bashkimi Evropian duhet të emërojë një të dërguar për t’u marrë drejtpërdrejt me Presidentin rus Vladimir Putin dhe për të shmangur konfuzionin.
“Nëse do të bënim gabimin të vendosnim, nga njëra anë, të rihapnim dialogun me Rusinë dhe, nga ana tjetër, të vazhdonim në një mënyrë të çorganizuar, do t’i bënim një nder Putinit. E kemi pasur këtë problem që nga fillimi. Shumë zëra flasin, shumë formate”, tha ajo.
Ndër propozimet e paraqitura nga Shtetet e Bashkuara në nëntor ishte që Rusia të ripranohej në klubin e Grupit të Shtatë vendeve të pasura, duke ringjallur G8-ën, tashmë të shfuqizuar.
Meloni tha se ishte “absolutisht e parakohshme” të flitet për mirëpritjen e Rusisë përsëri në G7. Ajo gjithashtu përsëriti se Italia nuk kishte ndërmend të dërgonte trupa në Ukrainë për të ndihmuar në garantimin e ndonjë marrëveshjeje paqeje.
Franca dhe Britania e Madhe muajin e kaluar nënshkruan një deklaratë qëllimi për vendosjen e ardhshme të forcave shumëkombëshe në Ukrainë, sapo të arrihet një armëpushim.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta