Memelli në krye të Vllaznisë, shkodranët me sytë nga Europa
Skuadra e Vllazinsë ka emëruar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm futbollistik.
Migen Memelli do të drejtojë shkodranët, duke nisur nga ndeshjet në aventurën evropiane në Konferencë Ligë. Në krah të tij do të jetë Ndriçim Shtubina, një ish-futbollist i Vllaznisë në sezonet e kaluara.
Prezantimi I dy drejtuesve të rinj u bë nga drejtori sportive i klubit, Elvis Plori.
Trajneri I ri përcaktoi dhe objektivat për të ardhmen duke pranuar se përpara e pret një sfidë e vështirë.
“E di që është punë shumë e vështirë të jesh trajneri i Vllaznisë, më është ngarkuar një përgjegjësi shumë e madhe. Nisur nga ky fakt dua të shtoj, që pa dashur të futem më thellë, po i bie shkurt, e fundit është që do të mundohem në bindjen time të jem një njeri i ndershëm e sa më punëtor për objektivat e Vllaznisë. Objektivat? Së pari është formimi i skuadrës, të formojmë një skuadër sa më konkurruese. Pastaj është të hedhim hapa të vegjël dhe të sigurt. Ajo që na bind dhe është detyrë, është që nga nesër të fillojmë përzgjedhjen për të ndërtuar një skuadër sa më kompetitive për qytetin, tifozët e klubit. Shkodra meriton një skuadër kompetitive, një ekip që ka dëshirë për të ecur përpara”, tha Memelli.
Pas një sezoni të suksesshëm me Egnatian, rikthimi në Shkodër është plot me emocione.
“Normal që jam shumë i lumtur, sepse është një nga ëndrrat e mia që bëhet realitet. Të kthehesh te Vllaznia duke marrë një rol shumë të rëndësishëm në klub është përgjegjësi, por është dhe gjithçka që unë kam bërë në këto vite, por duhet t’i marrim gjërat me radhë dhe të fillojmë punën sa më shpejt”, u shpreh Ndriçim Shtubina, zv.trajner i Vllaznisë.
Skuadra nuk përmbushi pritshmëritë e sezonit dhe për këtë arsye nga ekipi pritet të largohen disa futbollistë, shumica e të cilëve I ka përfunduar kontrata. E teksa janë në pritje të shortit të Konferencë Ligë, shkodranët do të fokusohen në përforcimin e skuadrës më lojtarë cilësore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta