“Memet do të dënohen me Kod Penal”, Kryeministri Rama ironizon pretendimet

3 Dhjetor 2020 | 17:31

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në Twitter ka ironizuar me analistët që pretendojnë se ndryshimet e fundit në Kodin Penal është përfshirë dhe dënim për meme-t në internet.

Kreu i qeverisë thotë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë duke rrëzuar kështu pretendimet nisur nga pjesë të draftligjit që kanë publikuar në media të ndryshme.

“Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka”, shprehet z.. Rama.

Ministria e Drejtësisë ka përmbyllur procesin e konsultimit publik ndërsa aktualisht ekspertët dhe grupi i punës do të finalizojnë projektligjin, i cili pasi të konsultohet teknikisht, do të depozitohet në Këshillin e Ministrave.

Në nenin 238 të draftit të Kodit Penal thuhet se dënohen publikimi i montazhit me fjalët apo imazhin e një personi pa pëlqimin e tij mund të dënohet deri në një vit burg.

Në nenin për cenimin e imazhit të personit, në draft thuhet se çdo publikim duhet të shënohet dukshëm që është montazh pasi në të kundërt përbën kundërvajtje penale dhe mund të dënohet me burgim. Në draft theksohet se ndjekja penale fillon me ankimin e viktimës ose përfaqësuesit të tij ligjor.

 

Lexoni gjithashtu:

Drejt fundit drafti për Kodin e ri Penal, rishqyrtohen disa vepra kriminale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026