Memli Krasniqi: PDK mbështet Kurtin për vazhdimësinë e sovranitetit në veri

8 Nëntor 2022 | 09:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, në lidhje me situatën në veri.

Krasniqi u shpreh se forca politike që ai drejton, do të mbështesë qeverinë e Kurtit për të garantuar vazhdimësinë e sovranitetit në katër komunat në veri me shumicë serbe.

“Ia kam shprehur shqetësimin e madh në lidhje me situatën në pjesën veriore të vendit, sepse aty kemi hyrë në një fazë ku nuk ka një epilog të qartë, ndërsa potencialin për përkeqësim apo përshkallëzim e ka të madh. Më vjen mirë që ka reflektuar dhe ka thirrur këtë takim mëngjesin e sotëm, ku patëm diskutim rreth asaj si është situata. Por isha i interesuar të dëgjoja për planet e ardhshme të qeverisë për ta menaxhuar këtë situatë.

Nuk mund të them se dola me siguri të madhe se qeveria e di se në çfarë drejtimi duhet shkuar. Ja shpreha qëndirmin e PDK-së se Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme, i duhen veprime që e ruajnë shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Sa i përket vazhdimësisë së sovranitetit në katër komunat e Kosovës, qeveria duhet të marrë veprimet që i takojnë dhe për këtë do ketë përkrahjen e PDK-së”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026