Ka indicie për elementë rusë në veri të Kosovës, thotë ministri Sveçla

8 Nëntor 2022 | 07:37

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se ka indicie për elemente ruse në veri, me qëllim të trazirave dhe përshkallëzimit të situatës.

Në konferencë për media, ai nuk ka mohuar se ka pjesëtarë rusë të përfshirë në atë çfarë po ndodh në veri.

Sveçla deklaroi se për zëvendësimin e policëve serbë të dorëhequr, do të plotësohen të gjitha nevojat.

Sipas tij, situata e sigurisë është e qetë dhe se të gjitha institucionet e sigurisë duke punuar në kapacitetet e nevojshme.

“Ne po përcjellim situatën. Jemi jashtëzakonisht aktivë në mbledhjen e të gjitha informacionece edhe të kësaj natyre. Ka edhe deklarime dhe indikacione se mund të ketë elemente të Rusisë, të cilat janë të interesuara të shkaktojnë trazira, eskalim të situatës atje.

Unë jam i bindur që institucionet e Kosovës në koordinim edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë janë të suksesshëm në parandalimin, neutralizimin e çfarëdo ndikimi negativ të kujtdo qoftë në raport me sigurinë atje”, theksoi Sveçla.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026