Situata në Veri, Kurti fton liderët e opozitës në takim
7 Nëntor 2022 |
20:50
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim krerët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Takimin i cili do të mbahet nesër, raportohet në media se e kanë konfirmuar nga PDK dhe AAK, ndërsa ende nuk dihet për sa i përket LDK-së.
Takimi në mes Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt është raportuar se do të zhvillohet në orën 8:00 të mëngjesit.
PDK sot, përmes një letër publike ka shprehur gatishmërinë e saj për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi me Qeverinë e Kosovës rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit.
Lidhja Demokratike e Kosovës për situatën në veri ka ftuar institucionet e Republikës për koordinim të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët tjerë evropianë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çfarë i kërkon kreu i NATO-s Vuçiç dhe Kurtit
- Tensionet Veri, Kurti: Vuçiç po kamuflon refuzimin e planit franko-gjerman
Lajme të Sugjeruara
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026