Memli Krasniqi vizitë në Hagë, takon Kadri Veselin: Po i numërojmë ditët deri në kthimin e tyre në atdhe

6 Maj 2026 | 18:45

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se këtë të martë ka zhvilluar një vizitë në Hagë. Ai theksoi se gjatë kësaj vizite ka takuar Kadri Veselin.

Krasniqi shkruan se vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon të shtyhet dhe procesi zvarritet pafundësisht. Ai theksoi se beson në pafajësinë e tyre dhe se ky proces duhet të marrë fund sa më parë me një vendim të drejtë.

“Sot, një tjetër vizitë në Hagë, për ta takuar Kryetarin Kadri Veseli. Edhe pas gjithë këtyre viteve të gjata e të vështira, ai dhe bashkëluftëtarët e tij vazhdojnë ta mbajnë lart dinjitetin, qetësinë dhe besimin në drejtësi.

Si gjithmonë, i fortë në bindjet e tij, me dashuri të pashuar për Kosovën dhe me mall të madh për njerëzit dhe vendin e vet. Kjo pritje e gjatë nuk është e lehtë për askënd, sidomos kur vendimi vazhdon të shtyhet dhe procesi zvarritet pafundësisht.

Ne vazhdojmë të besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe në të drejtën që ky proces të marrë fund sa më parë, me një vendim të drejtë, të pa ndikuar dhe përfundimtar.

Po i numërojmë ditët deri në kthimin e tyre aty ku përkasin: në atdheun e tyre, pranë familjeve dhe popullit të Kosovës. Deri atëherë, keni të fala të gjithë nga Kryetari dhe shokët e tij”, shkruan ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimin e disa serbëve dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për “Vidovdan”.  Policia bën...
19:30 | 28/06/2026

Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje

Një aksidenti i trefishtë është regjistruar këtë të diele në aksin Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë. Policia bën me dije se nga ku aksident janë plagosur...
16:30 | 28/06/2026

Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë

Pas arrestimit të disa serbëve në Gazimestan kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Për këtë veprim, të cilin e...
16:07 | 28/06/2026