Menaxhimi i krizës së energjisë, Shushku: Të promovohen investimet e reja, të hiqen taksat abuzive

4 Tetor 2021 | 21:47

Vendi po preket nga një krizë globale e energjisë, paralajmëroi sot kryeministri Rama, pa dhënë mënyra se si kjo situatë mund të zgjidhet.

Për Anita Shushkun, kryetare bordi në Area, zgjidhja është promovimi i investimeve të reja në fushën e energjisë.

Sipas saj, në ministrinë përkatëse janë dorëzuar mbi 50 projekte për investimin në energji, të cilat nuk janë marrë ende parasysh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Anita Shushku tha se një tjetër problem janë taksat lokale për kompanitë që po operojnë aktualisht në fushën e energjisë. Sipas znj. Shushku, investitorët duhet të përkrahen dhe jo te demoralizohen nga “taksat abuzive”.

“Investitorët që po prodhojnë kanë barra si taksat lokale. Duhet që investitorët të mbrohen jo vetëm kur fillon investimi, por gjatë të gjithë operimit. Nëse rrit taksat lokale të panevojshme dhe abuzive, saboton investimet e mëtejshme dhe demoralizon prodhuesit”, u shpreh znj. Shushku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026