Merr flakë në lëvizje automjeti në autostradën Fier-Levan, dyshimet e para

3 Janar 2024 | 13:40

Një automjet tip Mercedes ka marrë flakë në ecje në autostradën Fier-Levan, në fshatin Mbrostar.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tymin ka braktisur mjetin duke shpëtuar nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Për disa minuta janë krijuar radhë të gjata trafiku në njërën anë të by Pass-it të Fierit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026