Merr përmasa të mëdha zjarri në Maliq, sipërfaqja e djegur shkon në 70 hektarë

31 Korrik 2024 | 17:10

Në ditën e 5-të, zjarri në majën e malit të Bodes në njësinë administrative Lozhan të Bashkisë Maliq ka marrë përmasa të mëdha dhe nuk po kontrollohet dot nga zjarrfikësit.

Në terren ndodhen mjetet zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Pustecit e Pogradecit, punojësit e këtyre shërbimeve, punojësit e shërbimit pyjor si dhe banorë të zonës të cilët vijojnë punën për shuarjen e flakëve.

Situata vijon ende të jetë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor e për shkak edhe të largësisë e furnizimit të mjeteve me ujë.

Nga dita e djeshme janë bashkuar dhe forcat e armatosura për të ardhur në ndihmë shërbimeve zjarrfikëse.

Deri më tani raportohet se sipërfaqja e djegur të jetë afro 70 hektarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026