English

Merret peng 25-vjeçari shqiptar në Francë, i vëllai: Duan 24 mijë paund ta lirojnë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 25-vjeçar shqiptar po mbahet peng në Francë, nga disa shtetas nga vendet e treta, të cilët kërkojnë një shumë parash për ta liruar.

- Advertisement -

Denoncimi në polici u bë nga i vëllai i 25-vjeçarit, i cili tha se pengmarrësit po u kërkojnë familjarëve një shumë prej 24 mijë paund për ta liruar.

Në lidhje me rastin policia ka arrestuar në Kukës dy persona të cilët i dhanë ndihmë 25-vjeçarit, për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, nga Kukësi në Francë, me destinacion final Britaninë e Madhe.

Po vijon hetimi për të provuar nëse personat e ndaluar njihen me shtetasit e huaj që po mbajnë peng 25-vjeçarin në Francë. Uniformat blu po vijojnë punën me homologët francezë për të bërë të mundur lirimin e të riut shqiptar.

“Shërbimet e DVP Kukës, në drejtimin e Prokurorisë, nisur nga kallëzimi i bërë nga një shtetas, se vëllai i tij, shtetasi A. S., është marrë peng në Francë, nga shtetas që transportojnë emigrantë në mënyrë ilegale, dhe se ata kanë kërkuar 24 000 paund për ta liruar, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar për dokumentimin e këtij rasti.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Garanti”, u bë ndalimi i shtetasve: Sh. H., 26 vjeç, banues në fshatin Muholaj dhe A. E., 31 vjeç, banues në Kukës, për veprën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Kukës, për të kaluar në mënyrën të paligjshme kufirin nga Kukësi në Belgjikë dhe më pas në Francë, me destinacion final Britaninë e Madhe.

Në bashkëpunim me Interpolin dhe oficerin e kontaktit në Francë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?