Merret vendimi, SHBA e vendosur: Kufiri i çmimit të naftës ruse do të godasë Putinin

3 Dhjetor 2022 | 09:19

Një kufizim i ri në çmimin e naftës ruse do të “presë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit”, kanë thënë SHBA.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se kufiri – i cili u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë të premten – erdhi pas muajsh pune të vështirë.

Kufiri i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë (48 £) për fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse nga deti. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor.

Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që janë ndikuar shumë nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve do të përfitojnë veçanërisht nga ky vendim, tha zonja Yellen.

Ajo tha se do të kufizojë më tej financat e presidentit rus Vladimir Putin dhe “kufizojë të ardhurat që ai po përdor për të financuar pushtimin e tij brutal”, duke shmangur ndërprerjen e furnizimeve globale që mund të çojnë në rritje çmimet e naftës në mbarë botën.

“Me ekonominë e Rusisë tashmë në tkurrje dhe buxhetin e saj gjithnjë e më të zbehtë, kufiri i çmimit do të ulë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit”, tha ajo në një deklaratë.

Kufiri i çmimit u vendos në shtator nga grupi i vendeve të G7 (SHBA, Kanada, Britani e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe BE) në një përpjekje për të goditur aftësinë e Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026