Merz: BE të transformohet në një bashkim mbrojtjeje, nuk mund të na mbrojë më SHBA
Mes sfidave në rritje të sigurisë ndërkombëtare, Bashkimi Evropian duhet të transformohet në një bashkim evropian të mbrojtjes, tha të hënën kancelari gjerman Friedrich Merz.
Duke folur në një samit biznesi të sponsorizuar nga e përditshmja kryesore Suddeutsche Zeitung, Merz tha se evropianët duhet të ndërmarrin hapa të rinj në përgjigje të luftës në Ukrainë, ndryshimeve në marrëdhëniet euro-atlantike dhe qëndrimit gjithnjë e më agresiv të Kinës.
“Nuk mund të mbështetemi më te SHBA-ja për të na mbrojtur, te Kina për të na furnizuar me lëndë të para, apo te Rusia që përfundimisht të kthehet në rrugën e paqes. Bota po ndryshon dhe Evropa duhet të përgjigjet”, tha Merz.
Sipas tij, është një domosdoshmëri për ta transformuar Bashkim Evropian në një bashkim evropian të mbrojtjes.
“Ne përballemi me sfida ndërkombëtare të cilat ne si evropianë duhet t’i adresojmë së bashku, me aftësinë për të mbrojtur veten”, theksoi ai.
Merz theksoi se Gjermania, si ekonomia më e fortë e BE-së dhe vendi më i populluar, duhet të marrë përsipër përgjegjësi më të mëdha për Evropën.
“Ne mbajmë një përgjegjësi shumë më të madhe se kushdo tjetër për të marrë përsipër udhëheqjen brenda kësaj BE-je. Por kjo mbetet një frazë boshe nëse nuk është e mbushur me substancë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
- 16:27 Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 16:26 Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 16:21 Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 16:20 Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City