Merz dështoi të zgjidhej kancelar i Gjermanisë, AfD kërkon zgjedhje të reja
Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia e ekstremit të djathtë, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi Friedrich Merz nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për t’u zgjedhur kancelar i Gjermanisë.
Kryetarja e AfD-së, Alice Weidel, reagoi menjëherë pas votimit në Bundestag, duke e quajtur dështimin e Merz-it një “ditë të mirë për Gjermaninë” dhe duke bërë thirrje për largimin e tij. “Merz duhet të largohet dhe rruga duhet të hapet për zgjedhje të përgjithshme,” deklaroi ajo për gazetarët në Berlin.
Merz, udhëheqës i CDU/CSU-së, mori vetëm 310 vota, gjashtë më pak se shumica e nevojshme prej 316, në përpjekjen e tij të parë për të formuar qeverinë pas koalicionit të arritur me, Partinë Socialdemokrate.
Presidentja e Bundestagut, Julia Kloeckner, ndërpreu seancën për t’u dhënë partive kohë për konsultime. Kushtetuta gjermane parashikon një afat 14-ditor për të rizhvilluar votimin dhe për të gjetur një kandidat që të sigurojë mbështetjen absolute të parlamentit.
LEXONI GJITHASHTU:
- I hapet rruga qeverisë në Gjermani, SPD miraton marrëveshjen e koalicionit
- Merz njofton për marrëveshjen për Qeverinë, synon të bëhet kancelar në maj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë