Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë, nuk siguron dot votat në Bundestag

6 Maj 2025 | 10:37

Friedrich Merz, lideri i unionit konservator CDU/CSU dhe fitues i zgjedhjeve federale të shkurtit, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në Bundestag për t’u zgjedhur kancelar i Gjermanisë. Kandidatura e tij mori 310 vota, gjashtë më pak se shumica qw i nevojitej prej 316 votash.

Presidentja e Bundestagut, Julia Kloeckner, njoftoi rezultatin dhe ndërpreu seancën për t’i dhënë kohw grupeve parlamentare për konsultime lidhur me hapat e mëtejshëm.

Ky zhvillim paraqet një goditje të papritur për koalicionin e sapoformuar mes CDU/CSU dhe Socialdemokratëve (SPD), të cilët nënshkruan marrëveshjen e bashkëqeverisjes vetëm një ditë më parë. Edhe pse konservatorët dolën forca e parë me 28.5% të votave, mungesa e një shumice të qartë i detyroi ata të kërkojnë partnerë për të formuar qeveri.

SPD-ja, e cila shënoi rezultatin më të ulët në historinë e saj pas Luftës së Dytë Botërore – vetëm 16.4%, u pajtua për një aleancë me Merz, por duket se disa deputetë brenda koalicionit nuk e mbështetën emërimin e tij në votimin parlamentar.

Sipas procedurave, Bundestagu ka tani 14 ditë kohë për të zgjedhur një kancelar me shumicë absolute. Nëse asnjë kandidat nuk arrin të sigurojë këtë shumicë, presidenti gjerman mund të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të reja.

Votimi i radhës mund të zhvillohet që gjatë ditës së sotme, sipas burimeve nga Bundestagu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026