Merz: Po përpiqemi të bindim SHBA-në dhe Izraelin për një zgjidhje diplomatike të luftës në Iran
Kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë një seance parlamentare të mërkurën ka deklaruae se po bëjnë gjithçka që munden për të bindur Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin që tani të kërkojnë një zgjidhje diplomatike për luftën në Iran.
Merz tha se përfundimi i konfliktit midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit është e vetmja zgjidhje e vërtetë për rritjen e çmimeve të naftës.
“Ne nuk mund të kompensojmë çdo rritje çmimesh përmes masave tatimore ose masave nga buxheti federal. Mënyra më e mirë për të rikthyer çmimet nën kontroll është t’i japim fund luftës në Iran. Dhe qeveria po bën gjithçka që është e mundur për ta arritur këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kancelari gjerman.
Ai theksoi se kishte shprehur vazhdimisht shqetësimet e Berlinit në lidhje me luftën dhe rreziqet që ajo paraqet për ekonominë globale në telefonatat e fundit me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
“Unë po koordinohem ngushtë me kolegët e mi në Bashkimin Evropian, si dhe me Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë dhe shumë të tjerë”, shtoi ai.
Merz pranoi se përfundimi i armiqësive kërkon vullnetin e të gjitha palëve.
Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë
Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë
- 08:14 Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
- 08:10 Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur
- 08:04 Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, vendi i parë në Evropë
- 08:04 Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash