Mes bombardimeve, këshilli NATO-Ukrainë do të mbajë një takim inaugurues

26 Korrik 2023 | 11:27

Këshilli i sapokrijuar NATO-Ukrainë do të diskutojë për sigurinë në Detin e Zi në takimin inaugurues më 26 korrik në Bruksel. Ky takim vjen ndërkohë që forcat ukrainase dhe ruse janë përfshirë në luftime të ashpra në rajonin lindor të Harkivit, ku Rusia po përpiqet të kryejë një ofensivë.

Këshilli NATO-Ukrainë do të mblidhet në Bruksel në nivel ambasadorësh, pas refuzimit të Rusisë për ta zgjatur një marrëveshje për eksportin e grurit dhe pas sulmeve intensive të Moskës ndaj instalimeve të eksportit të grurit të Ukrainës në portet në Detin e Zi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai mbajti një takim përpara takimit të parë të Këshillit NATO-Ukrainë.

“Konsultime janë [të fokusuara] veçanërisht rreth sigurisë në Detin e Zi, për portet tona dhe eksportet tona të grurit”, tha ai.

Zelensky foli paraprakisht me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, se si të sigurohet rrjedha e grurit ukrainas në tregjet ndërkombëtare mes sulmeve ajrore të reja nga Rusia në qytetin e portit të Odesës dhe kryeqytetin Kiev.

“Para së gjithash, ne folëm për mbrojtjen e rajoneve tona jugore, në veçanti Odesëm, për mbrojtjen e jetës normale të njerëzve dhe punës në portet tona”, tha ai.

Sulmet ruse në ditët e fundit kanë shënjestruar objektet e eksportit të ushqimit ukrainas, duke përfshirë portet e Danubit afër kufirit me Rumaninë, anëtare e NATO-s.

Kievi ka akuzuar Moskën se synon furnizimet me drithëra dhe infrastrukturën që nga pezullimi i pjesëmarrjes së saj në marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi të ndërmjetësuar vitin e kaluar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të ndihmuar në zbutjen e një krize globale ushqimore të përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Sunak tha se e bëri të qartë gjatë telefonatës me Zelenskyn se çdo përpjekje e Rusisë për ta parandaluar eksportin e grurit nga Ukraina do të ishte “plotësisht e papranueshme”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026