Dikush po pëson sulm në zemër! Koordinatori i Kryqit të Kuq: Ja si të veprojmë
Cristian Cura, koordinator i Kryqit të Kuq ka treguar në “Good Morning Albanians” se si duhet të sillemi nëse konstatojmë se një person në det po shfaq probleme me shëndetin.
Ai tha se gjëja e parë është lajmërimi i ambulancës, ndërsa në kohën që presin ardhjen e saj duhet të tregojmë kujdes të shikojmë gjendjen e personit, nëse është i vetëdijshëm apo i pavetëdijshëm në mënyrë që t’i vijmë në ndihmë.
“Pasi e nxjerrim nga uji duhet të vlerësojmë nëse personi është i vetëdijshëm, apo i pavetëdijshëm, pra nuk reagon ndaj ngacmimeve tona. Nëse është i vetëdijshëm dhe na jep këto shenja, pra shtrëngime të forta në qendër të kafazit të kraharorit, që përhapet zakonisht në krahun e majtë, shpatull deri në kurriz, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje të jashtëzakonshme, këto janë shenja tipike të sulmit të zemrës.
Në këto raste personi duhet të mbahet në pozicionin gjysmë shtrirë dhe e inkurajojmë të marrë frymë sa më shumë të jetë e mundur. Ndërkohë ambulanca duhet të lajmërohet menjëherë, sidomos në këtë rast mjekët duhet të vijnë sa më shpejtë. Ne kaq mund të bëjmë nëse ai është i vetëdijshëm. Nëse është i pavetëdijshëm duhet t’i ngremë kokën që të mos i shkojë gjuha poshtë, pastaj duhet t’i kontrollojmë frymëmarrje”,-tha koordinatori i Kryqit të Kuq.
LEXONI GJTIHASHTU:
- Gazetari revoltohet me Gazment Bardhin: Pazarxhi, i bëre atentat PD-së
- KFOR: Përdorimi i dronëve vetëm me autorizim të komandantit të forcave paqeruajtëse
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)