Mes tensioneve me SHBA-në, Irani prezanton raketën e re hipersonike

6 Qershor 2023 | 12:55

Irani pretendoi më 5 qershor se e ka krijuar një raketë hipersonike të aftë për t’i mposhtur mbrojtjet ajrore dhe që udhëton me shpejtësi 15 herë më të madhe se shpejtësia e zërit. Prezantimi i kësaj rakete vjen në një kohë tensionesh me SHBA-në.

Raketa e re, e quajtur Fattah, ose “pushtuesi” në gjuhën shqipe – u prezantua në të njëjtën ditë kur Irani tha se do t’i rihapte zyrat diplomatike në Arabinë Saudite, pasa disa viteve konflikt me Riadin zyrtar.

Segmenti i publikuar në televizionin shtetëror iranian raportohet se synonte të tregonte se qeveria e Teheranit mund të përdorë armë kundër armiqve të saj në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.

“Sot ne ndjejmë se është formuar fuqi parandaluese. Kjo fuqi është një garanci e sigurisë dhe paqes së qëndrueshme për vendet e rajonit”,-tha presidenti iranian, Ebrahim Raisi, gjatë eventit.

Gjenerali Amir Ali Hajizadeh, kreu i programit të hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare paraushtarake, e prezantoi atë që dukej të ishte një model i kësaj rakete. Hajizadeh pretendoi se raketa kishte një rreze veprimi deri në 1,400 kilometra.

Kjo raketë i takon gamës së mesme të arsenalit të raketave balistike të Iranit, të cilin Irani e ka ndërtuar gjatë viteve pasi sanksionet perëndimore kryesisht e pengojnë atë të ketë qasje në armatim të avancuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore

Dhjetëra dokumente të deklasifikuara së fundmi mbi UFO-t janë publikuar nga administrata Trump, duke hedhur më shumë dritë mbi një sërë pamjesh dhe incidentesh të...
17:19 | 10/07/2026

Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët

Sindikatat dhe grupimet e ndryshme qytetare në shtetit amerikan të Californisë ja dolën të zyrtarizojnë nismën e tyre për një taksë 5 për qind mbi...
16:05 | 10/07/2026

Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane

Pas një përshkallëzimi midis SHBA-së dhe Iranit që kërcënoi të anulonte marrëveshjen e armëpushimit, dy burime izraelite për CNN thonë se administrata Trump nuk dëshiron...
14:49 | 10/07/2026