Mesazhi i Biden dhe ‘shënjestrat’ e Ramës | 5 ngjarjet kryesore

28 Korrik 2022 | 13:03
  • ‘Së bashku drejt së ardhmes’, Presidenti Biden mesazh shqiptarëve

Presidenti amerikan, Joe Biden ka dhënë një mesazh me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një aktiviteti të mbajtur në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përcjellë video mesazhin e Biden, ku ai ka theksuar se SHBA-të do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në të ardhmen, për të luftuar korrupsionin dhe në rrugën drejt BE-së.

  • “E keqja shfaqet para nesh”, Rama shënjestron Metën dhe Berishën

Kryeministri Edi Rama edhe në takimin e mbajtur në 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, shënjestroi kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreun e PD-së, Sali Berisha. Rama nënvizoi se e keqja dhe e shkuara, rishfaqet edhe sot në forma të ndryshme.  Ai nënvizoi se po kërkohet të bëhet rezistencë ndaj ndryshimit dhe krijimit të kushteve për drejtësi për të gjithë.

  • Yuri Kim: Besimi i SHBA-ve të Shqipëria nuk është lëkundur

Në aktivitetin e mbajtur në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se besimi i Shteteve të Bashkuara te Shqipëria nuk është lëkundur. Gjatë fjalës së saj, Kim u shpreh se SHBA-të ishin krenarë për Shqipërinë kur ra diktatura komuniste, si dhe për procesin e integrimit, me anëtarësimin në NATO dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

  • Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese të këtij institucioni. Tonin Vocaj është emëruar zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke u larguar nga posti i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale. Në këtë post, tanimë do të jetë drejtor Neritan Nallbati, i cili kishte mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Durrësit.

  • Fluks në QSUT, qytetarët paraqiten me temperaturë të lartë dhe dhimbje koke

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shtuar numrin e qytetarëve që paraqiten në urgjencë në dy spitalet kryesore, pranë qendrës spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në spitalin e Traumës. Ngarkese jo të vogël përballojnë edhe qendrat shëndetësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026