Mesazhi i Presidentes së KE pas rezultateve të para: Të mbrojmë Europën
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, foli pas rezultatit të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, ku Partitë Popullore Europiane të qendrës së djathtë kanë fituar shumicën e vendeve.
Der Leyen tha se rezultatet e këtyre zgjedhjeve vijnë me një përgjegjësi të lartë për partitë në qendër, duke parë rritjen e partive të ekstremit të djathtë.
Ajo tha po ashtu se disa forca në botë po përpiqen të dëmtojnë unionin, por premtoi se nuk do të lejojnë që të ndodhë diçka e tillë.
“Rezultatet vijnë me një përgjegjësi të lartë për partitë në qendër. Të gjithë kemi interes në stabilitet dhe qëndrueshmëri. Të gjithë duam një Europë të fortë. Kam punuar për të ndërtuar një maxhorancë efektive proeuropiane. Ne kemi punuar fortë gjatë 5 viteve të fundit. Unë gjithmonë kam thënë që të krijojmë një mazhorancë të gjerë për një Europë të fortë. Të vijojmë në këtë drejtim me ata që janë proeuropianë e proukrainas. Forca nga brenda e jashtë po përpiqen të dobësojnë Europën, por ne kurrë nuk do të lejojmë të ndodhë diçka e tillë. Rroftë Europa”, tha Der Leyen.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë