Yuri Kim: Kush pengon votën të ndiqet penalisht, jo trajtime të veçanta
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar për ngjarjen e Elbasanit, duke thënë se ata që pengojnë qytetarët të votojnë të lirë në zgjedhjet e 25 prillit duhet të ndiqen penalisht.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadorja thekson se nuk duhet të ketë asnjë trajtim të veçantë për ata që shkelin ligjin dhe pengojnë votën e lirë.
“Unë u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Olsion Çela tani, do të takohem së shpejti me shefin e SPAK Kraja, dhe dje u takova me Drejtorin e Policisë Veliu. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ambasadorja.
I met PG Çela just now, will meet SPAK Chief Kraja soon, met Police Gen Director Veliu yesterday. 🇺🇸 message: Those violating the law & obstructing citizens’ right to vote freely & in peace must be prosecuted fully. No special treatment. No exceptions. No one is above the law.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 22, 2021
Ky mesazh i Yuri Kim vjen 3 ditë para zgjedhjeve dhe 1 ditë pas ngjarjes së Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
Sakaq, meditën e sotme presidenti Ilir Meta iu bëri thirrje ambasadorëve që të jenë parimorë dhe të reagojnë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri. Meta hodhi edhe akuza ndaj PS për blerje votash.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 25 të shoqëruar, në kërkim Kelmend Xhaferri
Meta akuza me video për blerje votash: Ndërkombëtarët të reagojnë në kohë
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit