Mesila Doda refuzon grupin parlamentar të PD, del e pavarur
Deputetja që doli nga listat e PD në Tiranë, Mesila Doda nuk do jetë pjesë e asnjë grupi opozitar të opozitës në Parlament.
Burime bëjnë me dije se Doda ka vendosur të jetë e pavarur, duke mos pranuar atashimin në asnjë prej 3 grupeve të opozitës.
Në një reagim për Euronews Albania, deputetja Mesila Doda, e pyetur se pse është vetëdeklaruar si deputete e pavarur në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk i është bashkuar asnjë prej tre grupeve parlamentare të opozitës ka thënë se vazhdon të jetë pjesë e opozitës dhe përfaqësuese e PDIU-së.
Doda ka shtuar se nuk është konsultuar në lidhje me konfigurimin e grupeve të reja parlamentare të krijuara në opozitë.
“Unë jam deputete e opozitës dhe e PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së,” – u shpreh ajo.
Ndërkohë, përveç grupit parlamentar të PD dhe atij të PL që u plotësua me 3 demokratë, ka mbledhur firmat e nevojshme për t’u krijuar edhe grupi parlamentar i drejtuar nga Fatmir Mediu.
Këtij grupi i janë bashkuar Vangjel Dule nga PBDNJ, Artan Luku PAA, Greta Bardeli nga PD, Denisa Vata nga PD, Zija Ismaili nga PD dhe Fidel Kreka nga PD.
Me largimet e fundit dhe refuzimin e Mesila Dodës, grupi parlamentar i PD që drejtohet nga Gazment Bardhi rrudhet në 35 anëtarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë