PS dhe PD debat në Kuvend, Balla: Nuk e kemi shkrirë integrimin, Bardhi: Po gënjeni
Në seancën plenare të së martës, debati mes dy krerëve të grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike u përqendrua në ndryshimet e propozuara për strukturën dhe rregulloren e Kuvendit.
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, argumentoi se ndryshimet janë të domosdoshme për të përditësuar një sistem që sipas tij daton nga viti 1988, duke nxjerrë në pah legjitimitetin e maxhorancës dhe vizionin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.
“Nuk mund të vazhdonim në 2025 me një ndarje komisionesh që në një sektor të caktuar risillte një emërtesë që ishte nga 1988-ta. Kjo maxhorancë, ky kryeministër, janë votuar nga populli shqiptar në zgjedhjet e 11 majit, për të jetësuar vizionin tonë, Shqipëria anëtarë në vitin 2030,” tha Balla.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit të opozitës në Kuvend dhe vuri në dukje se “opozita ka rolin e vetë të pacënueshëm.” Balla shtoi se, pavarësisht se maxhoranca nuk i ka marrë komisionet opozitës, i ka shtuar fusha të reja dhe i ka propozuar opozitës që të drejtojë komisione kyçe si ai i Arsimit, Shëndetësisë dhe të Drejtave të Njeriut.
“Është jetike që opozita të vijë në kuvend dhe të drejtojë komisionin për Arsimin, Shëndetësinë, apo dhe atë të Drejtave të Njeriut,”- tha Balla, duke iu përgjigjur edhe ndërhyrjes së deputetes Ina Zhupa që kujtoi se këto komisione më parë i drejtoheshin opozitës.
Ai po ashtu theksoi se “nuk kemi shkrirë komisionin e integrimit” dhe se punët e Europës janë bashkuar me Komisionin për Punët e Jashtme për të punuar së bashku me opozitën. Në fund, Balla ftoi opozitën që të votojë ndryshimet duke thënë: “Nëse doni që të jeni pjesë e kësaj, bujrum, votoni ndryshimet.”
Nga ana tjetër, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD, kritikoi fuqishëm këto ndryshime, duke i cilësuar si një diktat nga ekzekutivi dhe duke akuzuar kryeministrin se po përpiqet të përshtasë parlamentin në modelin e Këshillit të Ministrave.
“Ndodh për herë të parë që ndryshimet në rregulloren e Kuvendit diktohen nga kreu i ekzekutivit,” u shpreh Bardhi. “Ne po na diktohet ekzekutivi dhe na thotë do bëjmë strukturën e Parlamentit dhe do ta përshtatim njëlloj si struktura e këshillit të ministrave.”
Ai vazhdoi duke denoncuar ndarjen në tre pjesë të komisionit që më parë drejtohej nga opozita dhe cënimin e rolit të saj:
“Ju kemi lënë tha për të drejtuar më shumë fusha përgjegjësie, në fakt një komision që drejtonte opozita e keni ndarë në tre pjesë dhe ia keni lënë opozitës. Nuk e kemi shkrirë thonë por e kemi bashkuar me komisionin e jashtëm.”
Bardhi hodhi poshtë pretendimin e mazhorancës se ndryshimet janë marrë nga modeli i Bundestagut, duke akuzuar maxhorancën për gënjeshtra.
“Dje na thatë kemi marrë modelin e Bundestagut. Pse nuk e përmendet? Sepse gënjyet,” përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit