Rama kritikoi gjyqtarin e Boshku, reagon Shoqata Kombëtare Gjyqtarëve

16 Shtator 2025 | 09:03

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar këtë të martë me tone të forta ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për gjyqtarin Marko Boshku, të cilin Rama e akuzoi për rikthimin në detyrë të një ish-drejtuesi të Autoritetit të Mbikqyerjes Policore (AMP) me precedentë disiplinorë.

Në një deklaratë zyrtare, Shoqata shpreh “revoltën” e saj për sulmin që e konsideron “të paprecedentë dhe të papranueshëm” ndaj gjyqtarit Boshku, të cilin e përshkruan si një “model integriteti” në detyrë. Për më tepër, Shoqata i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor të marrë një qëndrim të qartë mbrojtës ndaj gjyqtarëve dhe kërkon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Shoqata thekson se çdo deklaratë denigruese nga përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv përbën ndërhyrje të papranueshme në veprimtarinë e gjyqtarëve dhe sjell përgjegjësi ligjore sipas Kushtetutës.

“Sulmi ndaj gjyqtarëve përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe rrezikon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian,” thekson deklarata, duke vënë theksin tek rëndësia e ndarjes së pushteteve si themeli i shtetit të së drejtës.

Shoqata paralajmëron se nuk do të qëndrojë vetëm në deklarata, por do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur dinjitetin e gjyqtarëve, duke monitoruar dhe ndjekur çdo sulm ndaj tyre, përfshirë edhe ato që sipas saj mund të përbëjnë vepra penale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026