Meta akuza Ramës: Rriti çmimin e energjisë, nuk mbajti premtimin për ujë 24 orë

25 Shtator 2022 | 12:23

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çmimin e energjisë dhe furnizimin me ujë të pijshëm.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se Rama nuk e ka mbajtur premtimin për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm.

“Ka rritur çmimin në stratosferë të energjisë. Vepër e një artisti që ka marrë lejen në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit dhe të gjitha aferat janë kulme të krijimtarisë së tij. Dështimet në sektorin e ujit të pijshëm, ku premtonte se do garantonte ujë 24 orë, është spektakolar pasi niveli i humbjeve, pra uji që nuk merren të ardhura është i lartë, 67% e tij humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi”, theksoi Meta.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026