Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Meta apel Kuvendit: Mos votoni ”pro” pushtetit të partisë mbi interesin kombëtar

5 Tetor 2020 | 09:36

Presidenti Ilir Meta apeloi të hënën që Kuvendi të mos votojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor pasi në këtë mënyrë “prishet pabesisht marrëveshja e 5 qershorit” dhe Shqipërisë “i mbyllet dera integrimit” drejt Bashkimit Evropian.

Meta e bëri këtë apel gjatë konferencës për shtyp që pati me homologun e tij nga Bosnje e Hercegovina Shefik Xhaferoviç, i cili nisi sot një vizitë dyditore në Shqipëri.

“Uroj që e ashtuquajtura mazhorancë të kthjellohet, po kështu të ashtuquajturit opozitarë në parlament, nëse duan të quhen të tillë, nuk duhet t’u shkojë mendja të mbyllin dyert e integrimit evropian të Shqipërisë, sepse çdokush që do të ngrejë dorën për të prekur 5 qershorin, përveç listave të hapura 100 për qind, ai ngre dorën kundër integrimit evropian të Shqipërisë, ai vendos mbi pusht-pushtetin e partisë mbi një interes kombëtar të të gjithë shqiptarëve, unë dua që kjo të mos ndodhë,” – u shpreh presidenti gjatë konferencës për shtyp.

“Presidenti do t’u publikojë emrat e të gjithë atyre që do të duan ta bëjnë një gjë të tillë, ata që duan ta kthejnë Shqipërinë 30 vjet pas…” – u shpreh Meta duke këmbëngulur se “do të duartrokasë nëse palët do të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit”.

 

Lexoni gjithashtu:

Ndryshimet në kodin zgjedhor, Gjiknuri: Modeli ynë korrigjon çdo anomali, asnjë parti s’meriton fonde publike nëse nuk merr 1 % të votave

Ruçi bën thirrje për votim unanim të ndryshimeve në kodin zgjedhor: Mazhoranca u tregua dorështrirë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026