Meta apel qeverisë për ”plan urgjent” testimi masiv të qytetarëve
Presidenti Ilir Meta apeloi sërish të hënën ndaj qeverisë që të mos humbasë kohë por të rrisë masivisht numrin e testimeve të qytetarëve për të gjurmuar më mirë rastet me COVID-19.
Me një postim në Facebook, Meta theksoi se “testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën” e pandemisë që ka kapluar vendin.
Për këtë Meta sugjeroi katër hapa të hierarkisë së “testimit të menjëhershëm”:
- Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës […] në vijën e parë të përballjes me COVID-19;
- Arsimtarët, për shkak se testimi dhe gjurmimi pasues i rasteve të tyre lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve tanë;
- Të moshuarit e vetmuar;
- Qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese;
“Për të gjitha këto kategori është tepër e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera, të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor,” – thotë Meta.
Presidenti udhëzon që për këtë qëllim të miratohet një “plan urgjent” pasi “pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen”.
“Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë. Shkenca ka folur. Koha për të vepruar nuk pret më!” – këmbënguli Presidenti.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta