Meta bën thirrje për protesta: Aleanca për Teatrin i hoqi maskën e fundit regjimit të dhunës kriminale

22 Maj 2020 | 07:51

Presidenti Ilir Meta i është rikthyer retorikës së ashpër kundër qeverisë aktuale, ndërsa ka bërë thirrje për protesta kundër atij që e quan regjim i dhunës kriminale.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, teksa kujton shpreh nderimin për kundërshtarët e regjimit komunist në burgun e Spaçit dhe Qafë Barit, të cilët siç shprehet thyen mitin e paprekshmërisë të regjimit kriminal dhe treguan se nuk mund të ishte i përjetshëm, kreu i shtetit bën një paralelizëm me protestuesit në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

“Sot kur shohim ku ka rënë demokracia jonë, nderimi i vetëm që mund dhe duhet t’u bëjmë sakrificave të tyre është t’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin për të krijuar një front të bashkuar për rivendosjen e demokracisë përmes Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme.
Qëndresa për 27 muaj e artistëve është kauza më fisnike e këtyre dekadave dhe shembull frymëzimi për të gjithë ata të cilët kanë dinjitet dhe e meritojnë lirinë.
Nderim zemërluanëve të Spaçit dhe Qafë Barit të cilët tronditën diktaturën më të egër të Evropës.
Nderim zemërluanëve të Aleancës të Mbrojtjes të Teatrit, të cilët fituan admirimin e mbarë Evropës për kauzën e tyre fisnike dhe i hoqën maskën e fundit regjimit të dhunës kriminale”, shkruan kreu i shtetit.

Presidenti e mbyll postimin me një thirrje të hapur për t’u ngritur në protesta për demokracinë.

“Kur ngrihet populli bie tirania! Liria fitohet dhe nuk dhurohet”, përfundon presidenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026