Meta: Berisha e ka fituar gjyqin e 3 marsit, është kryetar i PD-së

Ilir Meta
27 Shkurt 2023 | 21:47

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se gjyqi për 3 marsin që do zhvillohet për vulën e Partisë Demokratike, është i fituar nga Sali Berisha.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta nënvizoi se ka një vendim gjykate që njeh Statuin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021 dhe që kryetar është Berisha.

Sipas Metës, regjistrimi në gjykatë pengohet nga kryeministri Edi Rama.

“Partia Demokratike e ka fituar gjyqin. Është një vendim gjykate, është publik, zyrtar dhe e bën të qartë që është kjo parti, e 11 Dhjetorit dhe që ka zgjedhur kryetar zotin Berisha.

Por siç e dini ju, është një urdhër i Edi Ramës që kancelari të mos e regjistronte këtë vendim në gjykatë. Është tregues i Ramaformës, se çfarë u katandis reforma në drejtësi, nën kontrollin e plotë të Edi Ramës”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026