Meta dekreton anëtarin e 6-të, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale
Presidenti, Ilir Meta ka përzgjedhur Përparim Kalon për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Me lëshimin e këtij dekreti nga kreut i shtetit, Kushtetuesja bëhet me gjashtë anëtarë, duke iu rikthyer funksionalitetit pas një kohe të gjatë pezullimi.
Vendimi i z. Meta vjen pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kishte dërguar një listë me dy kandidatë për plotësimin e vakancës. Në këtë listë, KED kishte vendosur në krye Aleksandër Tomën ndërsa i dyti në bazë të pikëve ishte Përparim Kalo.
Ndërkohë të enjten e kaluar Parlamenti votoi me 96 vota pro Altin Binaj si anëtar i pestë i Gjykatës Kushtetuese dhe një ditë më parë ai kreu dhe betimin para Presidentit duke marrë kështu zyrtarisht detyrën.
Praktikisht, tashmë me firmosjen e dekretit do të pritet betimi i Përparim Kalo para Presidentit që Gjykata Kushtetuese të cilësohet funksionale. Pavarësisht se Gjykata Administrative riktheu në garë Zhaklina Peto, kjo e fundit është tërhequr duke bërë që lista e KED të mos ndryshojë.
Presidenti në dekret thekson se, vendimin e ka marrë “duke vlerësuar nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese”, duke lënë të nënkuptohet se në rrethana të tjera do të kishte kërkuar një listë me të paktën tre kandidatë siç edhe parashikohet në ligj.

Lexoni gjihashtu:
Parlamenti voton me 96 vota pro anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese
Manjani: Rreziku që i kanoset Shqipërisë nga një Gjykatë Kushtetuese me 6 anëtarë
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut